Çështja e dinarit serb, BQK-ja tregon se si mund të përdoren me rregulloren e re valuta jo-euro - NACIONALE

Çështja e dinarit serb, BQK-ja tregon se si mund të përdoren me rregulloren e re valuta jo-euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Banka Qendrore e Kosovës ka dalë me sqarime shtesë në lidhje me rregulloren e re, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media, BQK-ja ka treguar se me këtë rregullore si mund të përdoren si mjet pagese valutat tjera jo-euro.

Valutë e vlefshme për pagesë si mjet pagese i ligjshëm është vetëm euro. Valutat tjera jo-euro mund të përdoren si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo-euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo-euro, dhe për aktivitetet e këmbimit valutor, pa kufizim”, është thënë në njoftimin e BQK-së.

Lajme të ngjashme