Çështja e dinarit, Petkoviqi takon përfaqësues të ambasadës amerikane në Beograd
Kryenegociatori i palës serbe në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka ftuar përfaqësues të ambasadës amerikane në Beograd, me të cilët kanë takuar Bankën e Kursimeve Postare të Serbisë – e vetmja bankë serbe degët e të cilës veprojnë ende në Kosovë – me të cilët ka diskutuar rreth çështjes së ndalimit të dinarit si mjet i ligshëm pagese në Kosovës me të hyrë në fuqi rregullorja e BQK-së.
Petkoviq ka shkruar në Facebook se “situata është e vështirë” dhe këtë ua ka përçuar bashkëbiseduesve pas, siç thotë ai, “vendimit të (Kryeminstrit të Kosovës, Albin) Kurtit për të ndaluar pagesat në dinar për serbët e Kosovës”:
Mes tjerash, ai ka kërkuar që kjo bankë të mund të vazhdojë të funksionojë në Kosovë.