Çështja e dinarit, Maliqi: Bukë e krypë e patriotizëm
Politologu Agon Maliqi ka komentuar veprimet e Qeverisë për çështjen dinarit.
Ai ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës në vend se të merret me përmirësimin e jetës së kosovarëve që e përdorin euron, po merret me 5 për qindëshin që e përdorin dinarin.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo tregon për populizmin e Qeverisë Kurti.
“Kur s’mundesh me ua ndreq jetën këtyre 95% të njerëzve që jetojnë me Euro e të cilëve u është zvogëlu fuqia konsumuese, qepoju 5% dinarëve që deri dje as që i ka vërejt kush se ekzistojnë. Formula e vjetër abuzuese: bukë e krypë e patriotizëm. Dallimi i vetëm është se kësaj here praktika po zbatohet nën petkun e rrejshëm progresiv dhe me aminin e pseudo intelektualëve dhe shoqërisë civile të metropolitankave, të cilët gjasme marrin grante për demokratizimin dhe integrimin Euro-Atlantik të Kosovës”, ka shkruar Maliqi.