Çështja e dinarit, BQK-ja tregon se çka u diskutuar në takimin trepalësh në Bruksel
Banka Qendrore e Kosovës është deklaruar për takimin që ka pasur sot në Bruksel me përfaqësuesit e BE-së dhe zyrtarët serbë në Bruksel, ku është diskutuar për çështjen e dinarit serb.
Një njoftimin e BQK-së është thënë se pala kosovare në këtë takim ka prezantuar argumentet e veta.
“Delegacioni i BQK-së pas këtij takimi, me sugjerimin dhe nën organizimin e BE-së takoi edhe delegacionin teknik të Ministrisë se Financave të Serbisë, ku brenda mandatit të saj paraqiti dhe diskutoi opsionet e paraqitura nga BQK-ja dhe u argumentua mundësia dhe lehtësia e realizimit të tyre në praktikë nëse një vullnet i tillë ekziston nga pala dërguese, pa asnjë ndryshim të kornizës ligjore në fuqi”, është thënë në njoftimin e BQK-së.