Çështja e buxhetit për 2026, Bajrami: Mos bini pre e propagandës, s’ka mundësi ligjore kjo legjislaturë ta miratojë
Vetëvendosja e Albin Kurtit pretendon të mund të dërgojë dhe miratojë buxhet për vitin 2026 edhe me qeveri në kapacitet thjesht në detyrë, qeveri kjo me mandat të skaduar kushtetuetshmërisht dhe e zgjedhur nga legjislatura e kaluar.
Hykmete Bajrami, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një reagimi në Facebook tha se nuk ka “asnjë mundësi ligjore” që kjo legjislaturë – përkatësisht, pa qeveri të legjitimuar – të mund të dërgojë, miratojë e votojë buxhet.
“Qysh me votu deputët buxhetin e përgatitur nga kolegët e tyre deputetë që kanë rastisur të jenë uzurpator të zyrave të Qeverisë (shih vendimin e Gjykatës Supreme)”, tha Bajrami.
“Ju lutem, mos lejoni me u normalizu e keqja. Që pesë vjet ne kemi shkelje sistematike të ligjeve dhe të Kushtetutës, në funksion të kapjës se institucionëve - atë që LVV nuk ka arritë me votë e me kolicione mundohen ta marrë përmes shkeljeve kushtetuese e ligjore dhe përmes uzurpimit të institucioneve”, shtoi ajo.