Certifikohet nga NATO një batalion i Forcave të Armatosura të Shqipërisë - NACIONALE

Certifikohet nga NATO një batalion i Forcave të Armatosura të Shqipërisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Grupi Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë është certifikuar nga NATO.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

“Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës, gjatë stërvitjes “Biza ‘22” vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave tona të Armatosura. Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme për t’u përdorur nga NATO, në çdo kohë, denjësisht në krah të aleatëve tanë”, ka shkruar Peleshi në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme