Cenzura në RTK, Kusari: Bravo opozitës per protestën dhe reagimin
Juristja e medias, Flutura Kusari ka përgëzuar opozitën për protestat dhe reagimin ndaj Radiotelevizionit të Kosovës, i cili transmetojë një seancë të Kuvendit në kanalet alternative.
"Bravo opozites per protesten dhe reagimin para RTK-se.
Cenzura e frikshme ne RTK duhet te ekspozohet.
Shpresoj qe opozita organizon seance parlamentare per te diskutuar kapjen politike te RTK-se.“ – ka shkruar Kusari në Facebook.