Çeku për Ismailin: Po thotë qeverisja në Prishtinë e degradume – ish dashtë me marrë përgjegjësi - NACIONALE

Çeku për Ismailin: Po thotë qeverisja në Prishtinë e degradume – ish dashtë me marrë përgjegjësi

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën, Hajrulla Çeku, në një intervistë për emisionin “Politiko”, akuzoi kandidatin e PDK-së, Uran Ismailin, për bashkëpërgjegjësi në qeverisjen e katër viteve të fundit në kryeqytet.

Në një intervistë për emisionin “Politiko”, Çeku tha se Ismaili po distancohet nga akuzat për “dështime” që po ia drejton kryetarit Përparim Rama, ndonëse ka qenë pjesë e saj gjatë gjithë mandatit.

“Javëve të fundit po thotë që qeverisja në Prishtinë është e degradume, ka dështuar e të tjera – mirë e ka, mirëpo ka qenë bashkë aty. Kanë qenë bashkë. Ish dashtë me marrë përgjegjësi sot dhe me reflektu në këto katër vite bashkëqeverisje,” tha Çeku.

Lajme të ngjashme