Çeku merr detyrën si ministër i Arsimit, falënderon Nagavcin për “shërbimin ndaj vendit”
Hajrulla Çeku i Vetëvendosjes ka pranuar detyrën edhe formalisht të Ministrit të Arsimit nga pararendësja e tij, Arbërie Nagavci.
Këtë të funden, Çeku e falënderoi për “shërbim ndaj vendit”.
“Sot e pranova detyrën e re. E falënderoj ministren e deritanishme, Arbërie Nagavci, për shërbimin ndaj vendit, duke i uruar suksese në detyrën e radhës me shumë përgjegjësi, atë të Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Çdo ditë të shërbimit tim ndaj arsimit e shkencës do ta trajtoj me seriozitetin më të lartë moral e profesional. Punët e mira të nisura do të vazhdojnë pa hezitim, nismat e reja do të ndërmerren sipas programit të qeverisë së re”, shkroi ai.