Çeku i VV-së deputet, ministër dhe kandidat për kryetar të Prishtinës: Tregon cilën e ka primare
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës dhe ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se pozitën e fundit e ka primare.
Para mediave, ai ka deklaruar se janë në fazën fillestare të shpalljes së kandidaturës së tij për kryetar të kryeqytetit.
Ai ka thënë se “po i kryen detyrat e përditshme” në ministri.
“Detyra ime primare është që të shërbej si ministër në detyrë. Ne jemi në fazën krejt fillestare te shpalljes së kandidaturës për Komunën e Prishtinës. Zgjedhjet janë më 12 tetor. Fushata fillon një muaj para. Jemi vetëm në fazën fillestare. Unë vazhdoj t'i kryej detyrat e mia të përditshme në Ministrinë e Kulturës” – tha Çeku.