Çeku e komenton rrogën e Gani Jakupit: Nuk bëhet me hamendësim a është shumë a pak
Hajrulla Çeku, ministër i Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sportit, është pyetur nga Lajmi në lidhje me pagën e majme të Gani Jakupit, këshilltarit të MPJD-së, që paguhet 7 mijë e 500 euro.
Në fakt, Çeku tentoi të ikte tërësisht nga gazetari, por aty qëlloi Bekë Berisha, deputet i AAK-së, i cili e nxiti Çekun të jap përgjigje, duke i thënë “hajde ministër, s’ka dert, hajde, hajt, hajt”.
E pas nxitjes së Berishës, Çeku i deklaroi këto fjalë:
“Nuk i di detajet e kësaj kontrate, nuk i di detajet e asaj kontrate. Veç varet çfarë fushe të ekspertizës është, çfarë shërbime ka me ofru, pas asaj del edhe çmimi. Duhet me analizu, unë nuk i di detajet, duhet me i pa detajet për çfarë shërbime është angazhu dhe pas asaj del edhe çmimi. Nuk bëhet me hamendësim a është shumë, a është pak. Duhet me pa në raport me çfarë shërbimi, ofrohet ai çmim. Kjo është dhe bëhet analiza e çmimeve të tregut dhe del në fund, unë nuk e di, sepse nuk e kam pa detajet e kësaj çështjeje”.