Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim Çedomir Aksiqin për krime lufte të kryera në komunën e Shtimes.
Sipas aktakuzës, krimet janë kryer gjatës periudhës janar-maj 1999, raporton Betimi për Drejtësi. Gjykimi ndaj tij është zhvilluar në mungesë.
Ky është rasti i parë i një gjykimi të tillë, pasi gjykimet në mungesë lejohen me Kodin e ri të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.