Çanak pyet: Pse është tradhti të kërkosh autonomi për Vojvodinën? - NACIONALE

Çanak pyet: Pse është tradhti të kërkosh autonomi për Vojvodinën?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nenad Çanak, lideri i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, ka komentuar kërkesën e Serbisë për krijimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Çanak ka ngritur një paralele duke thënë thënë se nëse kjo është një patriotizëm atëherë pse është tradhti të kërkohet autonomi për Vojvodinën.

Pyetje: Nëse është patriotizëm të kërkosh një komunitet të komunave serbe në Kosovë dhe autonomi për të, atëherë pse është tradhti të kërkosh autonomi për Vojvodinën? Apo, cila do të jetë përgjigja “patriotike serbe” ndaj kërkesës për “bashkësi të komunave hungareze” në veri të Baçkës?”, shkruan Çanak në Twitter.

Lajme të ngjashme