Cakolli nga KDI: Këta deputetë të pushtetit po e pengojnë krijimin e komisionit hetimor për rezerva
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës nëpërmjet një statusi në Facebook ka pyetur se pse deputetët e pozitës po dalin kundër hetimit për rezervat shtetërore.
Ai ka përmendur deputetët si Armen Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta-Isufi, Halil Thaçi, Salih Zyba e Exhan Galushi, si pengues të inicimit për hetimin parlamentar për ‘rezervat shtetërore.
“Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta-Isufi, Halil Thaçi, Salih Zyba dhe Erxhan Galushi, janë deputetët që po e pengojnë hetimin parlamentar të rastit të “rezervave shtetërore”, pavarësisht votës ‘pro’ të 69 deputetëve – përfshirë edhe vet partinë në pushtet. PSE?!”, ka shkruar ai në Facebook.