Cakolli i KDI-së: Presidentja duhet të distancohet nga deklarimet përçarëse të Pecit - NACIONALE

Cakolli i KDI-së: Presidentja duhet të distancohet nga deklarimet përçarëse të Pecit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga KDI, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të takohet më aktorët e partive politike, por jo edhe kur këto takime shfrytëzohen për qëllime të sulmeve ndaj oponentëve apo partive tjera politike.

‘’Edhe pse parimisht Presidentja ka të drejtë të takohet me akterë të partive politike, janë problematike rastet kur këto takime shfrytëzohen – në këtë rast, nga iniciativa e themeluar nga vet Vjosa Osmani para se të bëhej Presidente – për qëllime të sulmeve ndaj oponentëve apo partive tjera politike’’, ka deklaruar Cakolli.

Ai ka shtuar se nese Presidentja nuk distancohet nga deklarime të tilla nxitëse e përçarëse politike, atëherë edhe vet ajo bëhet pjesë e tyre

‘’Nëse Presidentja nuk distancohet nga deklarime të tilla nxitëse e përçarëse politike, atëherë edhe vet ajo bëhet pjesë e tyre, duke cenuar rolin e saj kushtetues si unifikuese’’, tha Cakolli.

Lajme të ngjashme