Cakolli: Çështja e votimit të fshehtë është shndërruar në burimin e bllokadës prej muajsh
Hulumtuesi në IDK, Eugen Cakolli, kritikon përdorimin e votimit të fshehtë si “zgjidhje” në Kuvendin e Kosovës
Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka kritikuar mbrotjes që deputetët e Vetëvendosjes po i bëjnë tenatives për të imponuar votimin e fshehtë.
Në një postim në Facebook, Cakolli e ka cilësuar si “absurde” dhe “manipulim procedural” tentativën e vazhdueshme për të implementuar këtë mënyrë votimi, e cila sipas tij ka dështuar në 34 raste radhazi, shumë herë më shumë se ajo e hapur.
Cakolli ka theksuar se është kontradiktor dhe jolegjerisht që Kuvendi po vazhdon të ngecë për shkak të këmbënguljes për votim të fshehtë, kur dihet që ky proces nuk ka prodhuar asnjë rezultat të prekshëm.
Sipas tij, këmbëngulja për votim të fshehtë nuk është as e legjitime dhe as kushtetuese, pasi Kryesuesi i Kuvendit nuk ka autoritetin për të ndryshuar mënyrën e votimit gjatë seancave.