Bytyqi për aferën e vajit: Kjo gjendje është e frikshme, duhet të ndalet
Deputetja e AAK-së Albana Bytyqi ka shkruar në lidhje me aferën e vajit, e cila u publikua në Nacionale. Sipas deputetes, kjo aferë e dëshmon se ku janë futur zyrtarët e gjendjes civile e të administratës, të cilët rrezikojnë që të ndiqen penalisht për vendimet e kësaj Qeverie.
Tutje Bytyqi ka shkruar se kjo gjendje është e frikshme e se duhet të ndalet.
E plotë:
“Nga afera Zdravo tash në aferën e Vajit dhe pa asnjë mëdyshje edhe shumë e shumë afera të tjera që s’do të kenë fund në të ardhmen.
Rozeta Hajdari është ministrja e dështuar e kësaj Qeverie. Mbi 300 mijë euro të taksave të qytetarëve janë avulluar për vajin nga Polonia, i destinuar për rezerva shtetërore për një mall që nuk ka ardh e as që do të vij. Ky është një MEGASKANDAL.
Kjo qeveri që ua ka shti frikën në palcë zyrtarëve civilë duke i futur në situata të tmerrshme që mund të ndiqen penalisht, është për të ardh keq. Kjo gjendje është e frikshme. Kjo gjendje duhet të ndalet. Dhe mënyra e vetme për ta ndal ‘’luftën’’ që ky pushtet e ka shpall me zyrtarët civilë por edhe me qytetarët e këtij vendi, është duke i dhënë fund kësaj tiranie.
Poshtë Qeveria Z!”