Bytyqi e AAK-së kritikon përzgjedhjen e bordit të RTK-së: VV, kjo shkatërruese e madhe - NACIONALE

Bytyqi e AAK-së kritikon përzgjedhjen e bordit të RTK-së: VV, kjo shkatërruese e madhe

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka kritikuar përzgjedhjen e bordit të RTK-së duke thënë se procesi ka qenë jotransparent, joprofesional dhe që ka pasur pyetje tendencioze për kandidatët.

Bytyqi i është bashkuar juristet Flutura Kusari në kritikë ndaj këtij procesi. Ajo ka hedhur akuza ndaj partisë që është në pushtet, për këto parregullsi. Bytyqi ka marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së bordit të ri. Ajo shton se ka nuk e ka nënshkruar procesverbalin dhe se ka abstenuar në shenjë proteste ndaj procesit.

“Vetëvendosje, kjo shkatërruese e madh. Sot, kam qenë pjesë e një procesi shumë të rëndësishëm e njëkohësisht tejet zhgënjyes, atë të komisionit për anëtar të bordit të RTK-së, plotësim i bordit, një proces aspak transparent, jo profesional e me pyetje tendencioze, jashtë atyre që ne si grup i kemi formular, duke shkelur njëkohësisht praktikën e britanikëve të cilët i mbikëqyrin këto procese. E gjendur para një situate të tillë, unë nuk kam nënshkruar në procesverbal dhe kam abstenuar”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje “ka aftësi për të shkatërruar gjithçka”

“Veç Vetëvendosje ka kaq shumë aftësi për t’i dhënë shkelmin e shkatërruar gjithçka. Sa keq në ç’ditë kemi ardh!, shtoi ajo.

Lajme të ngjashme