Bylbyl Sokoli i bashkohet listës së kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes - NACIONALE

Bylbyl Sokoli i bashkohet listës së kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i futbollit, Bylbyl Sokoli, do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti.

"Mirësevjen, profesor! Profesori universitar, trajneri i futbollit me licencë nga UEFA, ish futbollisti i njohur Bylbyl Sokoli u bë pjesë e listës së fitores të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Profesor Bylbyl Sokoli ka një kontribut tejet të çmueshëm në zhvillimin e sportit. Përvoja dhe dija profesionale është vlerë e shtuar për qeverisjen tonë të ardhshme që edhe më tej do ta ketë sportin prioritet shtetëror. Nga sot jemi edhe më të fortë në betejën tonë të 9 shkurtit." - shkroi Kurti.

Lajme të ngjashme