Buzhala i "mëshon" Kurtit pasi e pranoi se ka Asociacion: Mashtrues, rrenc - NACIONALE

Buzhala i "mëshon" Kurtit pasi e pranoi se ka Asociacion: Mashtrues, rrenc

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Thirrjes për pjesëmarrje në protestën e organizuar nga Partia Social Demokrate kundër marrëvëshjes së Ohrit që do të mbahet ditën e shtunë, i është bashkuar edhe gazetari dhe analisti Berat Buzhala, pikërisht pas deklaratës së Kurtit se në këtë marrëveshje përfshihet Asociacioni.

“Te shtunen ne proteste. Mashtrues. Rrenc.”- ka shkruar Buzhala në një postim në Facebook.

Kujtojmë se pak më herët, i ftuar në RTK, Kurti e pranoi për herë të parë drejtpërdrejt se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së Ohrit.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. Pra 39 marrëveshje janë, prej 2 korrikut të vitit 2011 deri më 25 gusht të 2015, për diç më shumë se 4 vite, janë 39 marrëveshje.”-tha Kurti.

Lajme të ngjashme