Buzhala për Ali Ahmetin: I ka reformuar shqiptarët e maqedonët me angazhimin e tij - NACIONALE

Buzhala për Ali Ahmetin: I ka reformuar shqiptarët e maqedonët me angazhimin e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar një ngjarje historike që pritet të ndodhë nesër në Maqedoninë e Veriut. Pra Buzhala ka komentuar votimin e nesërm të Talat Xhaferit për kryeministër të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Buzhala ka shkruar se Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, me angazhimin e tij i ka reformuar jo vetëm shqiptarët, por edhe maqedonët.

“Me shfaqjen e Ali Ahmetit ne skenen publike nje gje e tille eshte permbysur. Shqiptaret filluan t'i popullojne institucionet shteterore. Filluan t'i kene ministrat e tyre, pastaj kryetaret e kuvendeve, e prej neser, per here te pare edhe kryeministrin e tyre. Ky nuk eshte vec avansim per shqiptaret, eshte edhe avansim per maqedonet. Atyre tash do t'u mesohen syte me zhvillime te tilla, e pastaj deri neser edhe me Presidentin shqiptar.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme