Buzhala kujton ditën e pavarësisë: VV-ja e Albin Kurtit bënte thirrje të mos festohej shpallja
Berat Buzhala, gazetar në Nacionale, ka shkruar një status, në të cilin ka përkujtuar ditën e shpalljes së pavarësisë më 17 Shkurt të vitit 2008.
Në shkrimin e tij, Buzhala ka përmendur rolin e Hashim Thaçit, atëbotë kryeministër i Kosovës, i cili e lexoi deklaratën e shpalljes së pavarësisë në Kuvendin e Kosovës.
Buzhala ka shkruar se Thaçi e kishte koordinuar shpalljen e pavarësisë me aleatët perëndimorë.
Tutje, Buzhala ka kritikuar tendencën e Albin Kurtit, aktualisht kryeministër i Kosovës, dhe VV-së për të retushuar historinë e kësaj dite, e cila u kritikua goxha dje pas publikimit të një videoje, ku Thaçi nuk përmendej fare.
Buzhala ka theksuar se VV-ja e udhëhequr nga Kurti kishte kërkuar më 17 Shkurt 2008 të mos festohej shpallja e pavarësisë.