Buzhala: Koalicioni VMRO - VLEN mundësi reale, kalimi i BDI-së në opozitë s’është problem i madh
Berat Buzhala, gazetar, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar situatën politike në Maqedoni të Veriut.
Sipas Buzhalës, një koalicion qeverisës në mes të VMRO-së e VLEN-it është mundësi reale.
Në shkrimin e tij, Buzhala ka renditur dy arsye se pse ky koalicion në mes partisë më të madhe maqedone dhe opozitës shqiptare është e mundshme. E para, Buzhala beson se qeverisja e VMRO-së, për shkak të votave të shumta, “është i pashmangshëm”.
Arsyeja e dytë ka të bëjë me subjektet shqiptare.
“E para, VMRO ka aq shume vota dhe eshte aq shume para partise se dyte, sa drejtimi i qeverise prej saj eshte i pashmangshem, pervec nese del ky subjekt edhe thote se jane me Rusine, gje te cilen ata nuk po e thone. Prandaj per bashkesine nderkombetare VMRO eshte opsion real.
E dyta, edhe VLEN edhe BDI po vrapojne me u fute ne shtrat me VMRO'ne, pra nuk po thojne qe kane me u bo bashke, e kane me e ftu edhe partine e dyte ma te madhe maqedone, per me e bo nje qeveri pa VMRO'ne. Jo. Dy subjektet shqiptare me shume e urrejna njera tjetren, se sa VMRO'ne” – ka shkruar ai.