Buxheti i ri parasheh afro 2 milionë euro për blerje të autoblindave
Në projektligjin për buxhetin për vitin 2023, Qeveria e Kosovës ka paraparë edhe blerjen e disa autoblindave për Policinë e Kosovës.
Projektligji që tashmë është miratuar në Qeveri dhe ka shkuar për miratim në Kuvend parasheh ndarjen e 1,800,000 euro për blerjen e autoblindave, shkruan kallxo.com.
Në mbledhjen që është miratuar ky dokument, kryeministri Albin Kurti ka thënë se projektbuxheti parasheh edhe shtimin e numrit të policëve.
“Mbështetja për siguri e mbrojtje bëhet më e rëndësishme. Kemi shtuar 300 pozita për Polici, e kemi rritur buxhetin për blerje të armatimit modern për ushtrinë tonë”, kishte thënë Kurti.