Buxheti e rezoluta për krerët e UÇK-së në Hagë: Në orën 19:00, seancë e jashtëzakonshme
Në orën 19:00 do të ketë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.
Kështu ka bërë të ditur kryetarja Albulena Haxhiu.
Në rend dite do të jetë buxheti, marrëveshjet ndërkombëtare e rezoluta për krerët e UÇK-së në Hagë.
“Në orën 19:00 do të njoftoheni se kush kryeson dhe kush do të kryesojë këto komisione parlamentare, por ajo që është e rëndësishme është se Vetëvendosje do të kryesojë 9 komisione, PDK tri, LDK dy, Lista Serbe një dhe Grupi Multietnik do ta kryesojë një komision. Po ashtu, miratuam që të trajtohet kërkesa e Qeverisë për ndarjen buxhetore për muajin mars 1/12-ta sipas Ligjit të Qeverisë dhe në anën tjetër rregulloren e punës së Qeverisë”, tha ajo.