Burri vret aksidentalisht me armë zjarri gruan në Mirditë - NACIONALE

Burri vret aksidentalisht me armë zjarri gruan në Mirditë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diele në fshatin Jezull të Mirditës.

61-vjeçari Paulin Pacuku duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka vrarë aksidentalisht bashkëshorten e tij, 54-vjeçaren Vitore Pacuku.

Ajo u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Autori është shoqëruar në ambientet e Policisë në Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Lajme të ngjashme