Burri nga Suhareka i bën për spital gruan dhe djalin e mitur, në Polici dorëzon pushkë e pistoletë
Një burrë nga Suhareka është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë në familje.
Ai dyshohet se e ka rrahur djalin e mitur dhe bashkëshorten. Pas arrestimit, në Policia ai ka dorëzuar një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me 13 fishekë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Suharekë 22.07.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari ka dorëzuar në polici një pushkë gjysmë automatike, një pistoletë dhe 13 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.