Burri nga Mitrovica dyshohet se e vrau gruan në Gjermani: Mediat zbulojnë detaje të reja
Një vrasje makabre ka ndodhur në Aachen të Gjermanisë.
Një burrë e ka vrarë gruan e tij në parkingun e një tregu, raportojnë mediat gjermane.
Mediat kanë zbuluar se i dyshuari është kosovar me prejardhje nga Mitrovica.
Viktima sipas mediave atje, është nga fshati Zasellë e Mitrovicës dhe e lindur në vitin 1995.
Sipas raportimeve të medieve gjermane, i dyshuari dhe viktima ishin ndarë dhe nuk jetonin së bashku.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi, ku pritet të zbulohen shkaqet e vdekjes.