Burri në Teslan që shpërtheu në Las Vegas ishte ushtar elit, e qëlloi veten para shpërthimit - NACIONALE

Burri në Teslan që shpërtheu në Las Vegas ishte ushtar elit, e qëlloi veten para shpërthimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Burri që kishte drejtuar një veturë elektrike të tipit Tesla, e cila shpërtheu pranë hotelit “Trump” në Las Vegas, ishte ushtar aktvi i forcave speciale amerikane dhe e kishte qëlluar veten për vdekje para shpërthimit, kanë thënë zyrtarët.

Policia e Las Vegasit e ka identifikuar Matthew Alan Livelsberger, 37 vjeç, nga Koloradoja si vozitës të automjetit, i cili ishte marrë me qira rreth 1.300 kilometra më larg dhe ishte vozitur deri në Nevada në mëngjesin e shpërthimit, raporton televizioni BBC.

Shkaktari i vdekjes së Livelsbergerit ishte vetëvrasja nga plaga e vetëshkaktuar me armë zjarri, sipas zyrës së mjekësisë ligjore në distriktin Clark.

Shtatë persona u lënduan, kur automjeti, i mbushur me bombola karburanti e fishekzjarrë, shpërtheu ditën e parë të Vitit të Ri. Zyrtarët kanë thënë se të gjithë të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta.

Policia tha se Livelsbergu e kishte dërguar automjetin në qytet të mërkurën në mëngjes, më pak se dy orë para shpërthimit. I parkuar përballë hotelit, afër një hyre me xhama, vetura filloi të nxirrte tym, pastaj shpërtheu.

Autoritetet në Las Vegas thanë se vetura ndikoi që shpërthimi të ishte më i kufizuar, duke e shpërndarë atë në mënyrë vertikale. Dyert e dritaret e qelqta të hotelit nuk u thyen nga shpërthimi.

Lajme të ngjashme