Burri i shkon gruas në vendin e punës në QKUK dhe e bllokon: Policia jep detaje
Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Një grua e cila punon në QKUK, ka kontaktuar Policinë pasi bashkëshorti ka shkuar në vendin e saj të punës, dhe e ka kufizuar.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit. Aktualisht policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin, përderisa të dyshuarin e ka shoqëruar në stacioni policor si pjesë e vijimësisë hetimore”, tha zëdhënësi Agron Borovci.