Burri i prokurores kosovare dënohet me 30 mijë euro gjobë - NACIONALE

Burri i prokurores kosovare dënohet me 30 mijë euro gjobë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Bajram Gashi është dënuar me 30 mijë euro gjobë, pasi akuzohej për ushtrim ndikimi në vendimmarrjen e bashkëshortes së tij, prokurores Ervehe Gashi.

Shpallja e aktgjykimit është bërë të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga gjykatësi Vesel Ismajli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Ismajli, tha se ketë dënim i akuzuari i është obliguar që ta paguaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Po ashtu, i akuzuari Gashi është obliguar të paguajë shpenzimet gjyqësore, si dhe paushallin gjyqësor 100 euro.

Ndryshe, Gashi së bashku me Rizan Hoxhajn, i cili e kishte pranuar fajësinë, thuhet se kishin kërkuar nga Dardan Hoxhaj shumën prej 6 mijë euro, duke i premtuar se nëse do t’ua paguante ato, i akuzuari Gashi do të ushtronte ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e bashkëshortes së tij, prokurores Ervehe Gashi.

Lajme të ngjashme