Burri e sulmon bashkëshorten në Fushë Kosovë: Ajo refuzon trajtimin mjekësor - NACIONALE

Burri e sulmon bashkëshorten në Fushë Kosovë: Ajo refuzon trajtimin mjekësor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë.

Burri e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, përderisa kjo e fundit nuk ka pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari është liruar.

Njoftimi:

Fushë Kosovë. 20.09.2023 – 21:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme