Bulliqi njofton se e ka ndaluar posedimin e telefonave nga nxënësit e mësuesit gjatë procesit mësimor
Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës, ka njoftuar në lidhje me një vendim për mbarëvajtjen e mësimit në shkollat e kësaj komune.
Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka njoftuar se e ka ndaluar posedimin e telefonave nga nxënësit e mësimdhënësit në klasa gjatë procesit mësimor.
“Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset - ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës.” – shkroi ai.