Bulliqi: Ka qenë kërkesë e Kurtit që të kandidoj përsëri - NACIONALE

Bulliqi: Ka qenë kërkesë e Kurtit që të kandidoj përsëri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se vendimi për të kandiduar përsëri erdhi si rezultat i kërkesës së kryeministrit Albin Kurti dhe strukturave të partisë.

“Ka qenë kërkesë e kryeministrit Albin Kurti dhe e partisë që përfaqësoj, pasi jam edhe kryetar i qendrës së VV-së në Podujevë, që ta vazhdoj mandatin” – ka thënë Bulliqi në “Dpt te Fidani”.

Sipas tij, “në Podujevë ka shumë burra dhe gra të aftë që mund të udhëheqin proceset me përgjegjësi, por theksoi se ai ka vendosur të garojë përsëri dhe synon ta fitojë garën që në raundin e parë”.

“Kam vendosur të futem në këtë garë për të fituar. Shpresoj ta mbyllim në raundin e parë, në mënyrë që të mos lodhim qytetarët me një rund të dytë,” - përfundoi Bulliqi.

Lajme të ngjashme