Bulliqi e sjell në Kosovë agjentin e njohur të futbollit, shikojnë ndeshjen e grupmoshave të Llapit - NACIONALE

Bulliqi e sjell në Kosovë agjentin e njohur të futbollit, shikojnë ndeshjen e grupmoshave të Llapit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar për një takim të veçantë që ka pasur sot.

Ai bashkë me agjentin e njohur të futbollit anglez, James Featherstone, kanë shikuar ndeshjet e grupmoshave të Llapit.

Bulliqi për takimin ka njoftuar në rrjete sociale. Featherstone është agjent i lojtarëve të njohur nga Anglia si Chris Smalling e portierit Joe Hart.

POSTIMI:

Me agjentin e futbollit James Featherstone dhe mysafirë tjerë nga Manchesteri kemi përcjellur ndeshjet kampionale të grupmoshave U-17 mes KF Llapi-Besëlidhja dhe Podujeva-Fushë Kosova.

Qëllimi i kësaj vizite nga Manchesteri është njohja për së afërmi me futbollin e Kosovës dhe identifikimin e talentëve me potencial.

Agjenti Featherstone është ndarë i impresionuar me përgatitjen dhe cilësinë e futbollistëve tanë të rinj, ndërsa nesër bashkë do ta përcjellim ndeshjen kampionale mes Llapit dhe Dritës dhe grupmoshave më të reja të klubeve të futbollit në Podujevë.

Lajme të ngjashme