Bujnaku-Rexhepi: Kurti e ka izoluar Kosovën - NACIONALE

Bujnaku-Rexhepi: Kurti e ka izoluar Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhje Demokratike të Kosovës, Valentina Bujnaku-Rexhepi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për izolim të Kosovës.

Ai ka deklaruar se në politikën e jashtme Kosova nuk ka shënuar ndonjë rezultat gjatë kësaj qeverisjes.

Takimet e Kurtit nuk dihet që quhen takime të Kurtit. Prej kur e ka marrë qeverinë ta udhëheqë të gjitha takimet kanë qenë me rezultat jot ë mirë dhe na ka izoluar nga gjithë partnerët tanë ndërkombëtar dhe nuk pres zhvillim pozitiv s ai përket politikës së jashtme nga zotëri kurti”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi për “EO”.

Ajo ka thënë se edhe në planin e jashtëm qeveria nuk ka shënuar ndonjë rezultat.

Ne si LDK kemi ngritur këtë shqetësim në kuvend dhe në vazhdimësi do ta ngrisim tutje sepse qeveria është e obliguar t’iu dalë ballë qytetarëve të Kosovës sepse ka ardhur me kauza të rrejshme dhe me premtime boshe. Na kemi dhënë rezolutën tonë që nuk e kanë përkrahur deputet e mazhorancës që të largohet TVSh-ja dhe akciza. Ne nuk kemi vota të pamjaftueshme që të shtyjmë këto procese përpara sepse kanë 58%. Qytetarët e kanë parë se me kauza të rrejshme dhe populizëm nuk mbahet shteti”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme