Bujar Osmani, kandidat i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut - NACIONALE

Bujar Osmani, kandidat i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidatin për president në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në muajin maj.

Shpalljen e ka bërë me një video në rrjete sociale.

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale pritet të mbahen gjatë majit në Maqedoni.

Shqiptarët do të kenë dy kandidatë për president. Osmani nga BDI-ja dhe Arben Taravari i opozitës do të jenë kandidatë shqiptarë për president të Maqedonisë së Veriut. Iu duhen 10 mijë nënshkrime për ta zyrtarizuar kandidaturën. Afati hapet më 23 shkurt.

Lajme të ngjashme