Buja në Speciale: Për mua propagandohej se kam ikur nga vijat e frontit, ishte shqetësuese - NACIONALE

Buja në Speciale: Për mua propagandohej se kam ikur nga vijat e frontit, ishte shqetësuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shukri Buja, ish-komandant i UÇK-së po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në katër vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Buja ka thënë se një propagandë shqetësuese ishte përhapur, se kinse ai kishte ikur nga vijat e frontit.

“Në korrik të 1998-s, në grykë të Shalës ku po qëndronin afro 20 mijë qytetarë civilë, ishte përhapur një thashetheme se zëdhënësi i UÇK-së kishte marrë 100 mijë marka dhe kishte ikur për në Shqipëri. Lidhur me këtë çështje kemi mbajtur takim me qytetarët civilë atje, bashkë me Jakup Krasniqin. Unë jam goditur fillimisht me propagandën me të fuqishme si një udhëheqës që ka ikur nga vijat e frontit dhe nuk merr pjesë në luftime. Kjo ka qenë propaganda. Kjo mori përmasa shqetësuese sepse nisi të përhapej edhe në mesin e ushtarëve të UCK-së”, ka thënë Buja.

Ai ka shtuar se kishte kërkuar të merreshin masa.

“Më vonë kam kuptuar se nuk ka qenë anëtarë i Shtabit, Limaj ka qenë njëri nga kolegët e mi të luftës. Deri në periudhën e fund-korrikut 1998 ka qenë në Kleçkë”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme