Bugajski tregon pse Serbia s’ka perspektivë për në BE: Mohimi i Kosovës dhe lidhjet me Putinin - NACIONALE

Bugajski tregon pse Serbia s’ka perspektivë për në BE: Mohimi i Kosovës dhe lidhjet me Putinin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Janusz Bugajski, politolog i njohur amerikan, ka shkruar një lidhje me politikën e Serbisë karshi Ballkanit Perëndimor.

Në një shkrim për “The Geopost”, Bugajski tha se Serbia nuk ka perspektivë realiste për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Bugajski ka treguar edhe arsyen se pse mendon kështu. Sipas Bugajskit, arsye e veçantë është “mohimi i pavarësisë së Kosovës” dhe pozicioni pozitiv i Serbisë “ndaj regjimit të Putinit”.

“Vetë Serbia nuk ka perspektivë realiste për anëtarësim në BE, veçanërisht për shkak të mohimit të pavarësisë së Kosovës dhe pozicionit të saj pozitiv ndaj regjimit të Putinit. Në të vërtetë, Beogradi vazhdon të skualifikohet, duke kultivuar lidhje më të ngushta sigurie dhe ekonomike me Moskën” – tha ai.

Lajme të ngjashme