Bugajski: Propagandistët e Rusisë në huti, ata e njohin pavarësinë e Kosovës - NACIONALE

Bugajski: Propagandistët e Rusisë në huti, ata e njohin pavarësinë e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Propagandistët e Rusisë në huti. Ata e njohin pavarësinë e Kosovës, por pretendojnë se ajo do të përfundojë, ashtu siç bënë para sulmit në Ukrainë”, kështu po deklaron analisti nga Ëashingtoni, Janusz Bugajski. Ai e ka komentuar një lajm propagandistik të një mediumi rus së “pavarësia e Kosovës do të përfundojë më 1 shtator”, thotë se me këtë ata po e njohin pavarësinë e Kosovës me pretendimin se ajo do të përfundojë.

“Propagandistët e Rusisë në huti. Ata e njohin pavarësinë e Kosovës, por pretendojnë se ajo do të përfundojë, ashtu siç bënë para sulmit në Ukrainë. Pra, pushtimi i Kosovës nga Serbia do të rezultojë në shkatërrimin e ushtrisë serbe dhe do të forcojë pavarësinë e të gjithë fqinjëve”, thotë Bugajski.

Faqja që ka shpërndarë këtë lajm, i cili i referohet ditës kur Kosova fillon masat e reciprocitetit me Serbinë, është e drejtuar nga Malofeev, oligark i lidhur me presidentin e Rusisë, Putin.

Lajme të ngjashme