Bugajski: Forcat ruse si ato serbe, terhiqën dhe ikin kur përballën më forcë luftarake profesionale
Eksperti për Ballkanin, Janusz Bugajski përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ushtria ruse në Ukrainë po vepron si ushtria serbe gjatë shpërberjës së Jugosllavisë.
Gazetarja ukrainase, Ilia Ponomarenko, në një postim në Twitter tha se fatkeqësia e Rusisë në Rajonin e Kharkiv-it do të studiohet si një nga goditjet më spektakolare në historinë ushtarake.
“Fatkeqësia e Rusisë në Rajonin e Kharkiv-it do të studiohet si një nga goditjet më spektakolare në historinë ushtarake”, tha gazetarja ukrainase.
Ndërsa Bugajski i komentojë Ponomarenkos ,se ushtria ruse është e ngjashme me atë serbe gjatë rënies se Jugosllavisë.
“Ushtria ruse është shumë e ngjashme me ushtrinë serbe gjatë rënies së Jugosllavisë – tërhiqet dhe ikën kur përballet me një forcë luftarake profesionale”, shkroi Bugajski në Twitter.
Presidenti ukrainas, Zelenski ka deklaruar se forcat ukrainase kanë marrur nën kontrolle më shumë se 2 mijë kilometra territor të pushtuar nga forcat ruse.
Russian military is very similar to the Serbian military during the collapse of Yugoslavia – retreat and run when faced by a professional fighting force https://t.co/MGNGorbsIa
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) September 10, 2022