“Budallenjtë e Qeverisë”, Mehmetaj: Qeveria s`e ka asnjë argument profesion kundër vendimit të Kushtetueses
Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar Qeverinë Kurti që nuk po mund të ndërtoi asnjë argument juridik kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjin për Byronë.
Ai ka bërë me dije se kritikat e deritashme të Qeverisë ndaj vendimit të Kushtetueses kanë qenë jo profesionale.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar për mungesën e juristëve në Qeverinë Kurti.
“Budallenjtë e Qeverisë. Po bëhet një javë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se Ligji për Byron, ligji me të cilin ka bërë fushatë Vetëvendosje, jo veç që e shkel kushtetutën në së paku 10 vende, por duhet të rrëzohet në tërësinë e tij dhe krejt aparatura qeveritare e Kosovës, duke filluar nga vetë kryeministri, nuk kanë arritur të prodhojnë asnjë argument juridik kundër vendimit të Gjykatës. Qysh është e mundur që krejt qeveria e Kosovës nuk e ka të paktën një jurist, që jep të paktën një argument kundër vendimit të Gjykatës? Nëse nuk je pro vendimit të Kushtetueses dhe del e kritikon si jo profesional, siç ka bërë qeveria, pse akoma nuk kemi një argument profesional kundër vendimit të gjykatës?”, ka shkruar Mehmetaj.