Buçinca: Marrëveshja me MCC-në do të nënshkruhet në fund të muajit korrik
Anëtari i Ekipit të Zhvillimit të Kompaktit, Konsulent i Jashtëm në Ministrinë e Financave, Gramos Buçinca ka bërë të ditur se marrëveshja me MCC-në do të nënshkruhet në fund të korrikut.
Buçinca ka thënë se janë duke diskutuar vetëm detajet e fundit për të finalizuar marrëveshjen, njofton Klankosova.tv.
“Presim që marrëveshja formalisht të nënshkruhet në korrik, ende nuk kemi një version zyrtarë. Do të nënshkruhet në korrik, para fundit të korrikut, jemi duke punuar që në fund të korrikut ta finalizojmë”, është shprehur Buçinca në Klan Kosova.
Buçinca dha edhe detaje se ku do të investohen, ku sipas tij, një pjesë e tyre do të investohen edhe për përfshirjen e grave në sektorët e energjisë.
“Programi kompakt është një grant i SHBA-së, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, është një financim prej 202 milionë dollarë që jepen si grant, pra jo si para që duhen të kthehen si kredi”, tha ai.