BSPK: Zgjidhja e vetme për ndaljen e grevës është dialogu ndërmjet Partnerëve Socialë - NACIONALE

BSPK: Zgjidhja e vetme për ndaljen e grevës është dialogu ndërmjet Partnerëve Socialë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kërkuar dialog social me Qeverinë për ndërprerjen e grevës së përgjithshme.

Përmes një komunikate për media, BSPK-ja ka njoftuar për takimin që kanë pasur me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Sot, më 6 shtator 2022, e martë, duam të njoftojmë opinionin e gjerë se takimet konsultative të Kryetarit të BSPK-së me të gjithë ata që e duan zgjidhjen nëpërmjet dialogut social, si edhe takimi konsultativ me Presidenten është vetëm gjetja e rrugës së duhur për hapjen e dialogut të duhur social ndërmjet partnerëve socialë dhe jo diçka tjetër siç jepet a siç do të dëshironin të ishte nga ata që përhapin informacione jo të sakta. Po ashtu po i përcjellim informacionet gjithandej ndërlidhur me zhvillimin e grevës dhe të veprimeve ndaj grevës, dhe mund të themi për opinionin e gjerë se Ligji për organizimin sindikal, Ligji për grevën po edhe norma e kërkon që zgjidhjet për kërkesat e drejta dhe të arsyeshme e ligjore të sindikalistëve duhen dhe mund të gjenden vetëm nëpërmjet të dialogut social të partnerëve socialë, Qeverisë dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura", është thënë në komunikatë.

Sipas BSPK-së, zgjidhja e vetme është dialogu social ndërmjet Partnerëve Socialë

Prandaj duam edhe njëherë t’ia përcjellim opinionit të gjerë se e vetmja zgjidhje e duhur dhe e qëndrueshme për dalje nga Greva e Përgjithshme është dialogu social ndërmjet Partnerëve Socialë, Qeverisë dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe jo format e tjera të komunikimit”, është thënë në komunikatë.

Lajme të ngjashme