BSPK-ja i kërkon qeverisë të gjejë përgjegjësit për lëndimin e minatorëve të “Trepçës”
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSKP) ka reaguar pasiqë 12 minatorë të “Trepçës” u lënduan sot nga derdhja e acidit sulfurik në Horizontin XI të Minierës.
Kreu i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka thënë se është i shqetësuar për ngjarjen, por më shumë për lëndimin e 12 minatorëve.
“BSPK po ashtu pret që Partneri Social – Qeveria të jetë pranë minatorëve të lënduar duke ua lehtësuar gjendjen shëndetësore e psikike në këto momente të vështira për minatorët e lënduar po edhe për familjarët e tyre a edhe për gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të vendit tonë”.
“BSPK nuk do të rrijë po do të bëjë të gjitha veprimet e duhura që kushtet e punës dhe të sigurisë për minatorët a edhe për të gjithë të punësuarit në vendet e rrezikshmërisë së lartë të kenë mbrojtën e duhur fizike e shëndetësore”, ka thënë Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së.