Britania e Madhe dhe aleatët: Rusia e vrau Alexei Navalny me helm të bretkosës - NACIONALE

Britania e Madhe dhe aleatët: Rusia e vrau Alexei Navalny me helm të bretkosës

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe ka fajësuar shtetin rus për vdekjen e liderit të opozitës Alexei Navalny, duke thënë se erdhi si rezultat i helmimit me një toksinë nga bretkosa helmuese.

Helmi i bretkosës – i quajtur epibatidinë – thuhet se është përdorur kur Navalny, 47 vjeç, vdiq papritur më 16 shkurt 2024.

Yulia Navalnaya, e veja e Nacalny, e njoftoi këtë zbulim në një konferencë për shtyp gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Ajo ishte e shoqëruar nga ministrat e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Suedisë dhe Holandës. Navalnaya kishte njoftuar për vdekjen e bashkëshortit të saj në të njëjtin takim në vitin 2024.

Navalny mbahej në një burg rreth 40 milje (64 km) në veri të Rrethit Arktik kur vdiq. Ai ishte dënuar me disa dekada burg për t’u vuajtur në një regjim “të posaçëm”.

Aleatët e Navalnyt e kanë akuzuar vazhdimisht Kremlinin për vrasjen e tij – akuza që Moska i ka hedhur poshtë si absurde. Zyrtarët rusë këmbëngulin se ai vdiq nga një kombinim sëmundjesh, përfshirë aritmi të zemrës të shkaktuar nga hipertensioni.

Gjurmë të epibatidinës u gjetën pas analizës së mostrave të marra nga trupi i Navalnyt. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se helmi gjendet natyrshëm te bretkosat helmuese në Amerikën e Jugut, por kur këto bretkosa mbahen në robëri, ato nuk e prodhojnë këtë substancë, e cila gjithashtu nuk gjendet natyrshëm në Rusi.

Deklarata përfundonte: “Nuk ka asnjë shpjegim të pafajshëm për praninë e saj në trupin e Navalnyt.”

Lajme të ngjashme