Brenda 24 orëve policia konfiskon 29 patentë shoferë - NACIONALE

Brenda 24 orëve policia konfiskon 29 patentë shoferë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një periudhë kohore prej 24 orësh Policia e Kosovës ka konfirmuar rreth 29 patentë shoferë anëekënd Kosovës si pasojë e shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut.

Gjatë 24 orëshit të fundit nga zyrtarë policorë janë kryer aktivitete me qëllim që të parandalohen e edhe të ndëshkohen ata që nuk kanë përfillur rregullat në trafik, ku mund të veçojmë se për shkelje më të rënda policia ka konfiskuar 29 patentë shofer drejtuesve të automjeteve”, ka thënë Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës nuk ka qëllim të vetëm ndëshkimin por parandalimin e shkeljeve të rregullave të trafikut, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik, andaj apelon te pjesëmarrësit në trafik që të respektohen rregullat për një siguri edhe më të madhe”, thuhet më tej në komunikatë.

Lajme të ngjashme