Brenda 24 orëve, katër raste të dhunës në familje në Kosovë - NACIONALE

Brenda 24 orëve, katër raste të dhunës në familje në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, ka njoftuar se vetëm dje në Prishtinë janë raportuar dy raste të dhunës në familjes.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dje një burrë kishte raportuar se bashkëshortja e tij e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kanosur. Policia njofton se rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, gjithashtu raportohet se një burrë në Prishtinë është arrestuar pasi i njëjti e kishte sulmuar vëllain e tij pas një zënke që kishin ndërmjet vete. Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore pasiqë është sulmuar me thikë, ndërkohë që i është ofruar tretman mjekësor.
Policia gjithashtu njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, në po të njëjtin raport thuhet se edhe në Ferizaj është arrestuar një person pasi i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij.

Edhe në Gjakovë është arrestuar një tjetër person pasiqë raportohet se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes vazhdimisht.

Prishtinë 11.11.2022-07:35 Viktima mashkull kosovar ka raportuar se e bashkëshortja e tij e kishte sulmuar fizikisht atë, si dhe e kishte kanosur. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Prishtinë 11.11.2022-21:04 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje Ferizaj 11.11.2022-18:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai e kishte sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Gjakovë 10.11.2022 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Lajme të ngjashme