Branisllav Kërstiq: Rita Ora, mbretëreshë dhe divë e botës
Analisti serb nga Kosova, Branislav Krstiq, ka reaguar pasi ka parë pamjet ku shfaqet Rita Ora duke kënduar e vallëzuar me një flamur të Serbisë.
Kërstiq ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Rita Ora është “Mbretëreshë dhe divë e botës”.
Ai ka shtuar se “njerëzit normalë” i respektojnë të gjitha kombet dhe religjionet e botës.
“Njerëzit abnormalë dhe të pacivilizuar gjithmonë do të bëjnë zhurmë pa e ditur se janë turpi i shoqërisë së tyre. Ata djegin flamujt e të tjerëve, dhe kryqëzojnë të tjerët pa u mërzitur për askë përveç vetes.”
Ai thotë se këta njerëz fatkeqësisht janë në Ballkan.
Kujtojmë se këngëtarja britanike me origjinë shqiptare ka deklaruar se nuk e ka ditur që flamuri në fjalë ishte i Serbisë.