BQK: Mbi 84 milionë euro remitanca gjatë muajit janar - NACIONALE

BQK: Mbi 84 milionë euro remitanca gjatë muajit janar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistika preliminare për muajin janar. 84.6 milionë euro, figurojnë remitancat për muajin e parë të vitit 2024.

Ay thuhet se shumica e tyre erdhën përmes IFJB, ndërsa pjesa tjetër përmes bankave e kanaleve të tjera.

E plotë:

Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin janar 2024 ishin rreth 84.6 milion euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 63.3%, përmes bankave 19.4%, ndërsa kanalet tjera 17.3

Remitancat deri në fund të dhjetorit 2023 arritën vlerën rreth 1,343.4 milionë euro, e cila paraqet rritje vjetore prej 10%

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit janar 2024 arritën vlerën 312.2 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 6.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit janar 2024 janë rritur për 41 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën rreth 2.75 miliardë euro.

Lajme të ngjashme